Protestën kundër BDI-së në Recicë e organizoi “krahu i luftës”

Protestën e mbrëmshme në Recicë të Tetovës e ka organizuar krahu i ish ushtarëve të UÇK-së tanimë të pakënaqur nga puna e deritanishme dhe kandidimet e BDI-së në zgjedhjet parlamentare, mësohet jozyrtarisht nga banorë lokal. Një shkak tjetër i revoltës mësohet të ketë qenë Xhevat Ademi i cili në këto zgjedhje ka zënë në listën e kandidatëve për deputetë pozitën e Hazbi Likës, të cilin e mbështesin protestuesit e mbrëmshëm. Revolta brenda krahut të luftës tanimë ka shpërthyer edhe publikisht. Lulzim Islami dhe Shpend Halili dje edhe zyrtarisht u distancuan nga BDI e Tetovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu