Protestohet në Shkup në mbështetje të popullit të Palestinës

Sot në Shkup është organizuar protestë në mbështetje të popullit Palestinës, i cili këtyre ditëve është duke u sulmuar nga Izraeli.

Protesta u mbajt nën moton “Mos hesht ndaj masakrës”, ndërsa është organizuar nga Platforma për mbështetje të Palestinës.

Janë mijëra civilë, gra dhe fëmijë, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e goditjeve me raketa nga Izraeli.

Protestuesit me vete kanë mbajtur transparent të ndryshëm si “Liri për Gazën”, “Palestina e Lirë” “Izraeli është terroristi i vërtetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu