Protestuesit në Shqipëri eskalojnë situatën, i vënë flakën kryeministrisë (VIDEO)

Opozita po proteston para kryeministrisë. Ora News përcjell live gjithë zhvillimet. Drejt godinës së kryeministris është hedhur dhe molotov të cilat shpërthejnë në flakë. Protestuesit therrasin Rama ik.

Kryetari i PD-së bëri thirrje për të çliruar nga zgjedhjet me krim dhe qeverisja me krimin dhe kriminelin, ndërkohë që kryetarja e LSI-së pati një mesazh: Kam dhe një mesazh për Edi Ramën ai e di shumë mirë që zyra e tij pushtohet në një sekond, por do të jetë shumë më keq nëse shqiptarët do i hyjnë në zyrë. Ti japë shansin shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme”

Ora 19:31 Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës.

Ora 19:30 Policia bën thirrje për të shmangur hedhjen e lëndëve djegëse dhe mjeteve pirotektnike. Disa protestues ngjiten në shkallët e Kryeministrisë.

Ora 19:29 Protestuesit vazhdojnë të hedhin molotov drejt godinës së Kryeministrisë. Në derën kryesore dhe fasadë ka zjarr herë pas here. Ndërkohë zjarrfikësit e pozicionuar në krah të godinës po vijojnë të shuajnë flakët.

Ora 19: 28 Ora e lojës me popullin dhe fatin e tij ka marrë fund.

Kryetari i PD-se: Ne jemi këtu për ti dhënë një mesazh të qartë e të prerë Ramws nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. “Rama ik”. 6 vite e gjysmë të sundimit kriminal të Ramës dhe Organizuatës së tij e kanë lënë Shqipërinë jashtë Euorpës. Vendi i vetëm në botë pa Gjykatë Kushtetuese. Ora e lojës me popullin dhe fatin e tij ka marrë fund.”

Ora 19:15 Protestuesit përplasen me policinë, shtyhen. I vënë flakën derës së Kryeministrisë. Zjarr edhe te Kuvendi.

Ora 19:07 Kryemadhi ka një mesazh për Ramën: E di shumë mirë që zyra e tij pushtohet në një sekondë

Ora 19:06 Protestuesit hedhin bojë, kapsolla dhe tymuese drejt godinës së Kryeministrisë.

Ora 19:04 Edhe Kryemadhi del nga selia e LSI-së, bashkë me mbështetësit niset drejt Kryeministrisë.

Ora 19:02 Basha me të rinjtë del nga selia e PD-së dhe niset drejt Kryeministrisë

Ora 18:58 Sërish tymuese në bulevard.

Ora 18:55 I bashkohet protestës së opozitës edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Ora 18:54 Basha dhe Kryemadhi do të dalin nga selitë e partive në orën 19:00.

Ora 18:53 Hidhen sërish tymyese nga protestuesit.

Ora 18:49 Protestuesit pajisen me maska antigaz te selia blu.

Ora 18:50 Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari paralajmëron kryeministrin Rama dhe ministrin Lleshaj të mos provojnë protestuesit.

Ora 18:48 Hidhen shashka dhe tymuese nga protestuesit e mbledhur në bulevard

Ora 18:38 – Nis marshimi i protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mbizotërojnë simbolet kombëtare.

Ora 18:35 – Të rinjtë e PPE marrin pjesë në protestë

Ora 18:33 Basha del nga selia e PD-së, pritet me ovacione nga protestuesit.

“Basha, Basha, Shqipëria është me ty!”, “Rama ik!”, janë disa nga thirrjet e tyre.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu