Protestuesit tentojnë ta thyejnë kordonin, Policia nuk i lejon t’i ofrohen Ambasadës së Maqedonisë

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia speciale është rreshtuar dhe nuk po lejon që protestuesit t’i ofrohen Ambasadës maqedonase.

Po ashtu policia ka paralajmëruar protestuesit që ai që e kalon ketë kordon do të futet në furgon dhe do të arrestohet.

Ndërkohe që protestuesit kanë bërë përpjekje ta thyejnë kordonin, por kanë hasur në rezistencën e polices, e cila po qëndron para tyre pavarësisht thirrjeve të protestuesve që t’ju lejohet të depërtojnë dhe të shkojnë para ambasadës së Maqedonisë.

Policia është e pajisur edhe me gaz lotsjellës./Zeri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu