PSD largon flamujt nga Qeveria, vendosin batanije në shtizë

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë zhvilluar një aksion në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

PSD ka larguar flamurin i cili ishte i vendosur në ndërtesë, dhe në vend të tij ka vendosur batanije.

Ky aksion i PSD-së vjen disa ditë pasi kryeministri Albin Kurti, kishte deklaruar se po e kursen energjinë elektrike dhe po ngrohet me batanije.

Aktivistët e Partisë Social Demokrate edhe ditën e djeshme kanë zhvilluar një aksion te ndërtesa e Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ku kanë vendosur një “çek në vlerë 20 milionë euro”.

PSD në vazhdimësi është duke kritikuar qeverisjen Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu