PSD tregon a do ketë koalicion me Haradinajn

Dorëheqja e papritur e Hardinajt solli menjëherë në tavolinë kalkulimet për koalicione. Nga subjektet politike pati kundërshti, afrime por edhe vija të kuqe.

PSD-ja dhe AAK-ja ishin që në fillim të përafërta në qëndrime dhe nuk i mohuan e as pohuan zërat për një koalicion parazgjedhor.

Deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu në një prononcim për Gazeta Blic ka treguar më shumë detaje se çfarë do të ndodhë nesër në mbledhjen e Këshillit Drejtues.

“Neser kemi mbledhjen e Këshillit drejtues dhe në këtë mbledhje do të diskutohen edhe çështje që lidhen edhe me koalicionet parazgjedhore. E vërteta është se me AAK-në kemi pas bisedime dhe kanë qenë intensive por nesër në Këshill Drejtues diskutohen të gjitha “ ka thënë shkurt Sejdiu për Gazeta Blic.

Gazeta Blic nga burime të saja brenda AAK-së, ka merr vesh se ka përafrim të qëndrimeve ndërmjet dy partive.

“Ka përafrim të qëndrimeve ndërmjet dy partive. Të hënën pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, mund të zyrtarizohet koalicioni me PSD-në”, tha ky burim.

Edhe LDK dhe VV-ja si dy partitë më të mëdha opozitare në vend janë në konsultime për koalicion parazgjedhore por deri tani asgjë nuk është konkretizuar.

Zyrtari i LDK-së Muharrem Sfarca u shprehen se koalicioni me partinë e Kurtit varet krejtësisht nga vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Sfarqa ka thënë ndër tjera se e sheh Vetëvendosjen si të vetmin partner për qeverisje, por që sipas tij më mirë do të ishte fillimisht të maten forcat në zgjedhje pa ndonjë koalicion parazgjedhor.

Sfarqa në anën tjetër, mendon se zgjidhja për zgjedhje më të mira do të ishte që partitë të maten të vetme në zgjedhje dhe të mos futen në koalicion, në mënyrë që ketë një pasqyrë të qartë se cila parti sa fuqi ka.

“Por megjithatë unë jam ithtar i asaj që sipas orientimeve që ka LDK’ja që ta masim fuqinë politike të secilës parti politike në raundin e parë, në mënyrë që të shohin se cila është fuqia reale politike e secilës parti” tha Sfarqa duke theksuar se “po mendoj për partitë e mëdha”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu