Çfarë do ndodhë në vend pas 30 Qershorit? A po kërkon kryeministri Rama “kokën” e Ilir Metës?
Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama tha se deklaratat e socialistëve dhe vetë Ramës se opozitarët, përfshi këtu edhe vetë Presidentit Meta, paskan frikë nga reforma në drejtësi, lidhet me faktin se qeveria e di shumë mirë se trupa e re e drejtësisë do vendosë siç ata thonë.
Ai tha se Shqipëria po jeton tashmë nën regjim dhe se njeriu i fundit që nuk është kapur prej tij, është Presidenti Meta.
“Ata e dinë se trupat e reja të sistemit të drejtësisë do vendosin siç thotë këta. Nuk po shkojmë drejt një regjimi, ne jemi brenda një regjimi. E vemja gjë që ka mbetur pa marrë është Presidenti i Republikës”.










