Pse gazetari në Manastir jep lajmet me maskë në fytyrë? (FOTO)

Nisur nga ndotja e madhe e ajërit në Manastir, në shenjë proteste prezantuesi i televizionit rajonal “Orbis”, Metodija Kunovski, dje në edicionin e lajmeve ka moderuar me maskë në fytyrë.

“Nuk ka ajër për të marrë frymë!”, shkurt ka shkruar gazetari në rrjetet sociale, duke u përgjigjur pyetjeve në lidhje me motivin për veprimin e tij.

Qytetarët e Manastirit për shtatë ditë me radhë në mënyrë të vazhdueshme nuk mund të marrin frymë nga niveli i ndotur i ajrit më shumë se e lejuara.

Të dhënat zyrtare nga stacioni matës “Manastir 1” e vendosur në periferi të qytetit, tregojnë se përqendrimi i grimcave PM10 në ditët e fundit ka qenë rregullisht 7 deri 9 herë mbi kufirin, transmeton Telegrafi.

Normat më të larta të ndotjes ishin dy ditë më parë, përqendrimi i grimcave kancerogjene ishte 11 herë mbi të lejuarën.

maske


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu