Reciprociteti është ndër parimet themelore në te drejtën ndërkombëtare që rregullon sjelljen e shteteve të pavarura dhe sovrane ndaj njëri tjetrit.
“Andaj, logjikisht dhe legalisht, shtetet e pavarura dhe sovrane nuk e negociojnë këtë parim dhe të drejtë të tyre. Negociimi se a duhet të gëzohet kjo e drejtë dhe a mund të zbatohet ky parim lajthit sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit.
Shtetet thjeshtë e zbatojnë reciprocitetin. Pse Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të negocioj parimin dhe të drejtën e reciprocitetit?!
Më tutje se kjo, pse Kosova duhet merret vesh me të tjerët, pse duhet të marr leje nga tjetri përmes marrëveshjes, nga Serbia, për të ushtruar të drejtën e saj të natyrshme si shtet i pavarur dhe sovran“- tha politologu Avdi Smajlaj.









