Pse mungoi Gruevski në festën e partisë?

Ish-kryeministri dhe kryetari i nderit i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nuk mori pjesë në festën e oraganizuar nga kjo parti për nderë të 23 tetorit.

As edhe një nga anëtarët e shkarkuar dhe funksionarët e përjashtuar nuk ishin prezent në Teatrin Popullor të Maqedonisë, ku sonte VMRO-DPMNE-ja shënoi 23 tetorin, Ditën e luftës revolucionare maqedonase.

Me brohoritje u mirëprit kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, i cili hyri në sallë derisa dëgjohej himni i partisë.

Mickoski ishte i vetmi i cili mbajti fjalim në shënimin e 23 tetorit.

Shënimi i kësaj dite ndodh një ditë pas mbledhjes së djeshme të Komitetit Qendror i cili propozoi nga partia të shkarkohet Sasho Mijallkov dhe ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov për shkak se kanë bindur deputetët të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës. Nga funksioni nënkryetar i partisë ishte shkarkuar edhe Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, si dhe anëtari i KE Kostadin Bogdanov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu