Besim Dina për vite të tëra ka luajtur skeçe humoristike. E me këto skeçe që ai i luante u bë shumë i njohur në mesin tonë.
Më pas Besimi vazhdoi si moderator e udhëheqës në emisionin e natës në Radio Kosova, ku edhe aty arriti të ketë mjaftë audiencë. Por ai nuk u ndal me kaq.
Besimi i hyri edhe botës së televizionit si moderator udhëheqës i emisionit të tij “Oxygen”. Ku u pëlqye e pëlqehet akoma për atë që iu ofron fansave të tij.
Mirëpo ana private humoristit nuk i ka shkuar aq mirë sa jeta publike.
Besimi akoma është i pamartuar, ai edhe përskaj viteve që i ka për të qenë i martuar, është akoma beqar!
E krejt kjo duket se ka një arsye, se Besimi nuk i ka kushtuar shumë rëndësi jetës private, martesës e gjërave të tjera që çdo njeri duhet t’iu kushtoj rëndësi. Besimi duket se është fokusuar që të bëj karrierë e famë, duke e lënë anash jetën private.
Besimi tash është në një moshë mbi të 40-at dhe akoma vazhdon ta mbaj statusin e tij “single”.
Ndoshta edhe Besimit sikurse shumë artistëve të tjerë nuk i ka trokitur akoma fati i vërtet.










