Pse po heshtë populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Nga: Skender Karaçica

Po të kishte ndodhur skandali me tekstet mësimore ndaj të tjerëve në Maqedoninë e Veriut apo në ndonjë vend tjetër multietnik në Ballkan(hiq shqipatrët)do të ndezej flakë politike Ballkani(sic!).

Po përseriten skandalet antishqiptare përmes teksteve mësimor(lexo:Gjeografia për klasën e II të gjimnazit të reformuar,botim në Shkup),ku,autorët e këtij teksti mësimor nuk kanë lënë gjë pa thënë për të ,,dhënat shkencore-gjeografike,,për popullin e lashtë në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut.

Ku keni dëgjuar më keq dhe më antishqiptare,se sa kur autorët e këtij teksti mësimor të gjeografisë,dalin me ,,tezat sheknecore,,(sic!)se shqiptarët e paskëshin prejardhjen prej romëve dhe turqëve(sic!).

Për këtë skandal i paparë në truallin dhe qytetërimin evropianë,në Shkup dhe pjesa shqiptare etnike,shoqëria civile,bota akademike,universitare dhe fetare,asnjë fjalë,asnjë kundërvënie (kuazishkencës maqedonase në bulevardin e Shkupit)?

Pse po heshtin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut…?!

Është e drejtë kombëtare dhe demokratike,që institucionet e shkollës shqipe, prindërit, shoqatat, bota e lajmit, përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Shkup, tevona Tirana dhe Prishtina zyrtare të alarmohen dhe, në kundërshti të këtij skandali antishqiptar përmes librit shkollor të gjeografisë së fyerjeve dhe të denigtrimit të kombit shqiptar në këto hapësira etnike, librin e gjeografisë për klasën e II të gjimnazit të hidhet në kantën e bërllogut si shenjë e revoltës kombëtare shqiptare…!

Pse po heshtin partitë politike,korpusi i zgjedhur përmes koalicionit në institucionet qeveritare shqiptare në Maqedoninë e Veriut?Kush po e luan rolin e vazalit, që disa zyratarë (lexo:Bujar Osmani në zyrën kryesore qeveritare në Shkup) më shumë po flet për çështjen e integrimeve dhe po mundohet të “zgjidh kontestin” në mes Bullgarisë dhe shtetit të tij të bekuar(sic!) dhe fare pak për të mos thënë pa e thënë asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut!

Për aspektin kombëtar që nuk po e thotë politika shqiptare, po e thotë me skandale bota e botimit të librit shkollor të botuar në Shkup, përmes skandaleve me motive antishqiptare të fyerjes e të denigrimit të skajshëm nga ata që, vetë e kanë të pasigurtë të ardhmen ,,kombëtare, gjuhësore etnike,,(sic!)të papranuar nga shteti fqinj i Bullgarisë(sic!).

Populli shqiptar ishte këtu kur “etnia maqedonase” ,erdhi si fëmija i adaptuar nga regjimi komunist i Jugosllavisë në shtetin e brishtë dhe të ndërtuar ad hoc për çështje të ballansimit ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve në këtë pjesë të Ballkanit.

Çikago,shkurt të motit 2021


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu