Pse Putini ende përdor Windows XP e vjetëruar?

Presidenti rus Vladimir Putin duket se ende përdor sistemin operativ Windows XP i cili ka kohë që ka dalur nga përdorimi, njoftoi të hënën Uebfaqja e lajmeve Open Media pasi shqyrtoi fotografitë e desktopit të tij.

Microsoft ndaloi lëshimin e ‘update’ të sigurisë për Windows XP dhe Office 2003, me përjashtime të disa rasteve, që nga prilli i 2014. Zyrtarët rusë janë teknikisht të ndaluar të përdorin softuer të huaj pasi Moska synon të mbrojë interesat kombëtar në mes të frikës së spiunazhit të huaj dhe të forcojë industrinë e teknologjisë ruse.

Windows XP është instaluar si në desktopin e Putinit në Kremlin ashtu edhe në rezidencën e tij zyrtare Novo-Ogaryovo në perëndim të Moskës, tha Open Media, duke cituar fotografitë e shërbimit të shtypit të Kremlinit të botuar këtë vjeshtë.

Putin shmang telefonat inteligjentë dhe prej kohësh e ka parë internetin me dyshime.

Windows XP ishte sistemi i fundit operativ i Microsoft-it i çertifikuar për përdorim në agjencitë qeveritare ruse, sipas dokumenteve të kontrollit të eksportit të Ministrisë së Mbrojtjes , të cituara nga Open Media. Windows 10, shtoi, mori certifikim vetëm për kompjuterët që nuk mbajnë sekret shtetëror.

Rusia planifikoi të zëvendësojë softuerin Microsoft dhe Apple me sisteme operative ruse në të gjitha organizatat qeveritare dhe kompanitë “strategjike” deri në 2025-2030.

Në fillim të këtij muaji, Rusia ndaloi shitjen e telefonave inteligjentë pa softuer dhe aplikacione të prodhuara nga Rusia duke filluar nga korriku 2020. Putin gjithashtu nënshkroi në masa ligjore që do të ndërpresin segmentin rus të internetit nga pjesa tjetër e botës kur të ishte e nevojshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu