PSG dhe Real Madrid do të vazhdojnë ‘luftë’ mes tyre, tani për mesfushorin Tchouameni

Paris Saint Germain dhe Real Madrid kanë krijuar një rivalitet shumë interesant viteve të fundit. Dy skuadrat e mëdha evropiane janë përballur edhe në Ligën e Kampionëve, por rivaliteti u bë edhe më i madh për nënshkrimin e Kylian Mbappes.

Parisienët kanë triumfuar pasi arritën ta bindin Mbappen për të vazhduar kontratën duke lënë me duar thatë madrilenët.

Tani ‘lufta’ mes dy skuadrave të mëdha do të vazhdojë përsëri në tregun e transferimeve, por kësaj radhe për mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

22-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit defensivë është objektiv i dy skuadrave të mëdha që duan transferimin e tij.

L’Equipe ka raportuar se Real Madrid, PSG e Liverpool kanë kontaktuar Monacon dhe agjentin e futbollistit.

Klubi francez është gati ta shes yllin e skaudrës, por po pret se cila nga skuadrat do të ofrojë më shumë për të.

Mbetet të shihet nëse këtë luftë do ta fitojë Los Blancos për t’i kundërpërgjigjur parisienëve, apo PSG do të mposhtë përsëri kryeqytetasit spanjoll. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu