PSG synon transferimin e këtij lojtari të Real Madridit

Gjiganti francez duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në transferimin e futbollistëve. Përkundër faktit se tashmë kanë një ekip të mbushur me yje të futbollit, PSG është duke synuan që të përforcohet akoma.

Sipas mediave spanjolle, gjiganti francez është duke synuar transferimin e futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior. Vinicius është duke shkëlqyer këtë edicion te “Los Blancos” dhe ka rënë në radarin e ‘Parisienëve’ pas paraqitjeve të mira.

Thuhet se klubi francez është gati ti ofrojë futbollistit një kontratë gjashtë-vjeçare me pagë 17 milionë euro në sezon.

Mbetet të shihet nëse sulmuesi brazilian do të mbetet në “Santiago Bernabeu”, apo do të joshet nga mundësi e transferimin në “Parc des Princes”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu