PSP: Dënim më të ashpër për Grujevskin, ndërsa mbrojtja aktvendim gjykimi

Dënim më të ashpër për të akuzuarin e parë Goran Grujevski kërkoi PSP në fjalën e sotme përmbyllëse për lëndën “Fortesa 2” në Gjykatën Penale. Mbrojtja e Grujevskit, madje, kërkon aktvendim gjykimi, për shkak se, sipas tyre, në këtë rast nuk është kryer vepër penale. Prokurorja Lençe Ristoska para gjykatës elaboroi se kërkojnë dënim më të ashpër për ish-shefin e DSK-së Grujevski për shkak se ai e ka kryer veprën penale të mënyrën më të pacipë, duke keqpërdorur pushtetin dhe pozitën e tij.

Sipas PSP-së, ai ka urdhëruar dhe organizuar shkatërrimin e dokumenteve zyrtare të lidhura me përgjimet e paligjshme, ka tentuar që t’i fshehë gjurmët se kush dhe si ka përgjuar dhe ta vështirësojë hetimin, ndërsa pastaj ka iku nga shteti që të shmang ballafaqim me veprën penale. Për gjashtë të akuzuarit e tjerë, punonjës në DSK, PSP kërkoi që t’u shqiptohen masa alternative, gjegjësisht dënime me kusht.

Si rrethanë vështirësuese është ajo që nuk janë penduar për veprën e kryer penale, ndërsa lehtësuese është ajo që deri tani nuk janë ndjekur dhe dënuar penalisht dhe janë prindër kryefamiljarë. Mbrojtja, madje, në fjalën përmbyllëse nga gjykata kërkoi që t’i lirojë të akuzuarit për shkak se në këtë lëndë nuk ka vepër penale, por vepër eventuale kundërvajtëse. Lupço Shvërgovski, avokati i Grujevski, kërkoi nga gjykata që gjatë sjelljes së aktvendimit të abstraktohet nga ndikimi i mediave dhe raportimi i tyre për këtë rast. Pas fjalëve të sotme përmbyllëse, pritet që Gjykata të marrë vendim përfundimtar për “Fortesa 2”. I akuzuari i parë Grujevski është në paraburgim ekstradues në Greqi së bashku me ish-kolegun e tij nga DSK Nikolla Boshkoski, i cili në “Fortesa 2” duhej të paraqitet si dëshmitar.

Të dytë muajin e kaluar u arrestuan me pasaporta të rrejshme në aeroportin në Selanik gjatë tentimit që të largohen për në Budapest. Lënda “Fortesa 2” u dedikohet shkatërrimit të dokumentacionit zyrtar të lidhur me përgjimin joligjor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu