Publikohen pamje nga përleshja e ish-trajnerit të Crvena Zvezdës në aeroplan (VIDEO)

Ish-trajneri i Crvena Zvezdës, Ricardo Sa Pinto është arrestuar në Far, në një qytet në jug të Portugalisë.

Ai u përlesh me një pasagjer tjetër në aeroplan, kështu që policia e arrestoi dhe e dërgoi në stacionin policor, raporton Zëri.info.

Incidenti ndodhi në aeroplanin që ishte duke fluturuar nga Faro për në Porto.

Pinto ishte në stolin e klubit serb në vitin 2013.

Për shkak të gjithë kësaj, fluturimi është shtyrë.

Tashmë, në rrjetet sociale është duke qarkulluar edhe videoja ku shihet incidenti.

Më parë, ai ishte pjesë e Sportingut, Odyssey, Atromitos dhe së fundmi në Braga.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu