Publikohet një dokument ku Rusia i referohet Kosovës si Republikë

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka publikuar një dokument në të cilin Rusia i referohet Kosovës si Republikë.

Ky dokument është i datës 27 nëntor dhe është si një lloj notë verbale, në të cilën Rusia i drejtohet MPJ-së kosovare duke iu referuar Kosovës me termin “Republikë”.

Nëse Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë pse ky shënim verbal i 27 nëntorit të vitit të kaluar i referohet ministrisë së Jashtme të “Republikës” së Kosovës dhe jo UNMIK-ut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu