Humbja e Florijana Ismailit vazhdon të jetë një mister. Futbollistja shqiptare që humbi jetën në Liqenin e Komos u gjet pas disa ditë kërkimesh.
Raporti i parë mjekësor tregon se futbollistja shqiptare kishte asfiksi akute.
Sipas prokurorit të Comos, Nicola Piacente, Ismaili nuk ka patur sulm në zemër, ashtu siç është dyshuar dhe raportuar në disa media, shkruan Indeksonline.
Raporti i parë mjekësor tregon se futbollistja kishte konsumuar shumë ushqime para se të humbte jetën. Ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes, thuhet në raport.
Autopsia e plotë e lojtares që luante për Zvicrën do të dal pas një muaji.










