Publikohet sondazhi i fundit për komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu në avantazh, ja si radhiten kandidatët tjerë (FOTO)

Qendra për hulumtime politike dhe komunikime (CRPC) ka realizuar një anketë për zgjedhjet lokale më 17 tetor për komunën e Zhelinës, shkruan InfoShqip.

Rezultatet e dala nga sondazhi tregojnë se gara për kryetar të Komunës së Zhelinës do të jetë tepër e ngushtë, ku në avantazh në garën për të drejtuar edhe për një mandat me komunën e Zhelinës është kandidati i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu.

Për kandidatin e Lëvizjes BESA Blerim Sejdiu në zgjedhjet lokale u përgjigjën se do të votonin 19.05% e numrit të përgjithshëm të të anketuarve, menjëherë pas tij radhitet kandidati Mahir Ziberi nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ku ka mbështetjen e 18.3% të të anketuarve, i ndjekur nga kandidati nga BDI-së, Fatmir Izairi për të cilin do të votonin 17.25% e numrit të përgjithshëm dhe në vend të fundit rradhitet kandidati i PDSH.së, Medin Nazifi me vetëm 5.72%.

Hulumtimi është realizuar duke marrë parasysh përbërjen etnike, numrin e votuesve, gjininë, moshën, përgaditjen shkollore dhe ndarjen gjeografike. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu