Publikohet video që po shpërndahet me shpejtësi, shihni si pritet flamuri i BE-së në parlamentin e Ukrainës

Ukraina prej 23 qershorit ka marrë statusin e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, në një lëvizje simbolike të bllokut që mban lart moralin në kohë lufte.

Një javë më vonë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i është drejtuar Verkhovna Radas, parlamentit ukrainas, duke thënë se vendi tani e ka të qartë perspektivën europiane.

Ndërkohë, para se presidentja t’u drejtohej ligjvënësve ukrainas, në parlament hyri flamuri me 12 yje i Bashkimit Europian.

Deputetët, së bashku me presidentin Volodymyr Zelensky e shoqëruan me duartrokitje vendosjen e flamurit të BE-së paralel me atë ukrainas.

Matti Maasikas, ambasadori i BE-së në Ukrainë e cilësoi gjithë skenën si diçka prekëse dhe përlotëse.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu