Akademik Izet Zeqiri ka reagura ndaj mosangazhimit të politikanëve shqiptarë në institucionet qendrore në lidhje me manifestimet e organizuara për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës. Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë ai thotë:
“Nëna Terezë thoshte se popujt nuk kanë nevojë për bukë aq sa kanë nevojë për dashuri…duket qartazi se në qytetin e saj të lindjes ka më shumë nevojë për dashuri, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë mes qytetarëve të etnive të ndryshme.”
“Në Maqedoni, çdo popull niset nga kohezioni nacional, por duhet të pranohet botërisht se Nëna Terezë ka qenë shqiptare, se prejardhja e saj është shqiptare dhe këtë duhet ta thonë dhe autoritet e shtetit pa hezitim, sepse ajo është pjesë e kulturës shqiptare dhe veprat e saja historikisht i përkasin kontributit të shqiptarëve nga Shkupi ku ajo lindi dhe u formësua si personalitet, deri sa u nis në misionin e saj”, ka deklaruar Zeqiri.