Pushteti ‘sulmon’ protestuesit, ja cili është hapi i rradhës për të shuar zërin e studentëve

Protestat e studentëve të paralajmëruara për të Martën në Tetovë, janë kryefjala e lajmeve dhe bisedave ditëve të fundit. Që prej njoftimit zyrtar për protestë, studentëve i’u kanë dalë krahë shumë qytetarë, intelektualë, figura publike dhe organizata të ndryshme.

Mirëpo, nuk kanë munguar edhe sulmet e pushtetit për të shuar apo relativizuar këtë protestë. Pas censurës që u munduan të bëjnë përmes mediave duke i shtrenguar portalet që të mos lajmërojnë për këtë event, tani kanë kaluar në fazë tjetër.

Nga frika e suksesit të protestës së studentëve dhe sidomos frika nga shndërrimi i kësaj proteste në njëlloj revolucioni që do të rrezikonte karriket e pushtetit, tani sipas burimeve po tentohet të organizohen protesta paralele me qëllim që të humb efekti i protestës reale dhe kërkesave shumë legjitime të studentëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu