Pushuesit largohen të tmerruar, ujërat e zeza kanë “pushtuar” bregun në Ksamil (FOTO/VIDEO)

Në kulmin e sezonit turistik nga Ksamili vijnë pamje të frikshme që do tmerronin çdo pushues, shkruajnë mediat shqiptare.

Po sipas tyre, ndonëse nuk dihen ende përgjegjësit e ndotjes masive, ujërat e zeza kanë pushtuar bregdetin në plazhin “Gjiri Poda” tek “Tre ishujt” në Ksamil.

Pamjet ku duket qartë shkarkimi i ujërave të zeza në breg të detit janë siguruar nga “BalkanWeb”.

Sipas këtij mediumi, turistët dhe pushuesit janë larguar të shqetësuar nga plazhi.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu