Putin ringjall çmimin “Nëna Heroinë” e kohës së Stalinit për gratë me mbi 10 fëmijë do paguhen mbi 16 mijë dollarë

Të hënën, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për ringjalljen e çmimit “Nëna Heroinë” e kohës sovjetike për gratë me më shumë se 10 fëmijë, në një përpjekje për të lehtësuar krizën demografike në Rusi, raporton CNN, transmeton InfoShqip.

Fillimisht, çmimi u prezantua nga Joseph Stain pas Luftës së Dytë Botërore, kur popullsia sovjetike u zhyt me dhjetëra miliona.

Çmimi pushoi së ekzistuari me rënien e Bashkimit Sovjetik në 1991.

Një pagesë prej 1 milion rubla (16,500 dollarë) do t’u jepet nënave ruse sapo fëmija i 10-të të mbushë një vjeç, nëse të 10-të kanë mbijetuar.

Sipas statistikave të fundit të Rosstat të publikuara këtë verë, popullsia e Rusisë u tkur me një mesatare prej 86,000 njerëz në muaj midis janarit dhe majit, një rekord.

Përveç kësaj, Rusia po pëson humbje të mëdha midis trupave në Ukrainë, por numri i vërtetë i viktimave nuk është bërë i ditur. Në një përpjekje për të lehtësuar krizën e popullsisë në Rusi, Kremlini është fokusuar gjithashtu në promovimin e vlerave tradicionale./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu