Putin, vizitë zyrtare në Japoni pas 11 vitesh

Presidenti Rus, Vladimir Putin, është takuar kokë më kokë me kryeministrin japonez Shinzo Abe për gati 90 minuta mbrëmjen e së enjtes në fillim të vizitës së parë zyrtare të Putinit në vend që prej 11 vjetësh.

Çështjet ekonomike dhe të sigurisë kanë qenë në krye të bisedimeve mes dy liderëve.

Duke folur pas takimit të parë në resorin turistik “Otani Sanso’, Abe tha se të dy udhëheqësit diskutuan edhe për mosmarrëveshjen 71-vjeçare të vendeve të tyre mbi Ishujt Kuril, në veri të Japonisë.

“Ne gjithashtu biseduam për mundësinë e aktiviteteve të përbashkëta ekonomike në ishuj nën një sistem të veçantë dhe çështjet që lidhen sipas traktatit të paqes,” tha Abe.

Kryeministri Japonez, shprehu shqetësimet e tij të forta mbi çështjet humanitare në Siri dhe i kërkoi Rusisë të luajë një rol konstruktiv, një zyrtar i lartë i qeverisë tha për gazetarët pas takimit.

Duke folur përpara takimit të tij të parë me Abe, Putin tha se bisedimet e samitit do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Rusisë dhe Japonisë, sipas CNN.

Ai gjithashtu falënderoi udhëheqësin japoneze për mikpritjen, duke thënë se do të ishte “një shans për t’u çlodhur.”

Ai do të qëndrojnë në Japoni për më pak se dy ditë, duke përfshirë edhe një natë në qytetin e Abe Yamaguchi para se të udhëtojë për në Tokio të premten, ku bisedimet pritet të vazhdojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu