Përfaqësuesi i VLEN-it, Albi Qamili, në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se gjuha shqipe nuk do të preket, përkundrazi do të avancohet sa kohë që VLEN është pjesë e Qeverisë.
Ai u shpreh se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ka sjellë përparim në përdorimin e shqipes, por sipas tij, ai nuk është i mjaftueshëm.
“Z. Kostadinoski mund të flet sa të dojë. Është fakt i pamohueshëm që derisa VLEN-I të jetë në Qeveri, gjuha shqipe nuk do të preker, përkundrazi do të avancohet. Është fakt se gjuha shqipe ka avancuar prej ligjit për perdorimin e gjuhëve por ne përsëri e themi dhe nuk nguroojë ta themi se ky ligj nuk është i mjaftueshëm dhe faktes se ky ligj nuk është i mjaftueshëm i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’i japim. Gjuha shqipe në Maqedoni fatkeqëisht nuk është si gjuha shqipe në Kosovë dhe këtë opinioni e ka të qartë”, deklaroi Qamili.
Qamili për takimin e Grupit të punës: Provimi i Jurisprudencës përfundimisht do të jepet në shqip
Zëvendëskryetari i Tetovës dhe zëdhënësi i VLEN-it theksoi se provimi i Jurisprudencës do të zgjidhet përfundimisht me ligj dhe kërkesa e studentëve do të çohet në vend,
Qamili tha se takimi i sotëm i Grupit të punës së provimit të Jurisprudencës me kryeministrin Hristijan Mickoski është për të finalizuar detajet e zgjidhjes ligjore për provimin e Jurisprudencës.
Qamili gjithashtu theksoi se në zgjidhjen ligjore janë paraparë disa parime, në mes tyre që edhe kjo zgjidhje ligjore të mbrohet nga Gjykata Kushtetuese.
“Pavarësisht detajeve të takimit, ajo që është me rëndësi është që provimi i Jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, pra kërkesa e studentëve do të çohet në vend. Ka dakordim mes VLEN-it dhe kryeministrit, takimi i sotëm në grupin e punës ka qenë për të finalizuar detajet”.
“Ajo që është me rëndësi është që provimi i Jurisprudencës është zgjidhur me ligj, e jo me zgjidhje gjysmake siç ka bërë oponenti ynë politik. Ne kemi vendosur edhe parime për këtë zgjidhje. Do të ketë zgjidhje ligjore dhe e njëjta do të jetë e mbrojtur nga Gjykata Kushtetuese, pra të mos vijë nesër që Gjykata Kushtetuese t’i kontestojë”, tha Qamili.










