Qeset e plastikës, Nuredini: Qëllimi është ulja e përdorimit të tyre

Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, deklaroi sot se çmimi i qeseve prej 15 denarëve nuk ka për qëllim grumbullimin e mjeteve, por ka për qëllim uljen e përdorimit të qeseve të plastikës në shtetin tonë.

Ideja nuk është që të grumbullojmë ne mjete nga shitja e qeseve, por ideja është që të ulim përdorimin e plastikës në shtetin tonë. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Nuredini.

Ndryshe nga dita e sotme qeset me të cilat blejnë qytetarët do të kushtojnë 15 denarë, pavarësisht nëse janë në treg, dyqan apo market. Të gjitha do të duhet të jenë të biodegradueshme.

Inspektorët e tregut do të kontrollojnë nëse shiten qeset e biodegradueshme, nëse tregtarët mbajnë evidencë për numrin e qeseve të shitura sipas çmimit të përcaktuar prej 15 denarë. Gjobat për mosrespektim të ligjit sillen nga 1000 deri në 20000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë dhe llojit të shkeljes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu