Qeveria e Malit të Zi shkarkon kuadrot e ASH dhe Forcës, reagon Lista Shqiptare

Reagimi nga Genci Nimanbegu, Deputet “Lista Shqiptare” gjatë diskutimit në Kuvend ishte për çështjet e pakicave, pasi që në ekspozen e tij nuk trajtohen. “Çështjet e pakicave janë të rëndësishme” -përfundon ai.

Raporti e Qeverisë së Malit të Zi ndaj pakicave vërtetohet përmes ndërrimit të kuadrove të Listës Shqiptare. Se ftesa e Qeverisë së Malit të Zi dërguar pakicave nuk ishte e sinqertë, por ishte demagogjike dhe protokollare vërteton edhe nga mënyra se si u ndërruan drejtorët e Drejtorisë në Ministrinë e Arsimit dhe ai i pakicave dhe Ministrinë e Turizmit, të cilët jan marr në konkurs publik.

Liderët që përbëjnë shumicën, “kan shtruar dorën e bashkëpunimit” pakicave, duke nënshkruar marrëveshjen e famshme, me të cilën obligohen se edhe pakicat do të jenë pjesë e qeverisjes, opinioni publik, si ai vendor, e me siguri edhe ndërkombëtar është bindur se pushteti i ri do t’i futë parimet ”demokratike” pa revanshizëm, duke respektuar profesionalizmin, përfundimisht iu çjerrë maska e marrveshjes si të rrejshëm, apo ndoshta revanshizmin e pjesës të pushtetit ekzekutiv. Që kjo të jetë edhe më cinike, dhe nën çdo nivel kominikimi, për shkarkimin e vet jan informuar nga web-site-i Qeverisë pa fare lajmërim mbi procedurën e nisur dhe vetëm me lajmrim gojorë pasi që ka kaluar në Qeveri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu