Qeveria e Maqedonisë me raport për shpenzimet e drejtorëve

Ministri pa resor i angazhuar për çështje të komunikimit dhe transparencës Robert Popovski deklaroi se Qeveria do t’i detyrojë edhe rreth 50 organe të ministrive, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare të publikojnë në mënyrë elektronike të gjithë dhënat e tyre. Sipas tij, kjo bëhet me qëllim të transparencës në punë ndërkohë që njoftoi se afati për publikimin e të dhënave është muaji qershor.

“Do të vijojë një raport i dytë lidhur me këtë grup të bartësve të funksioneve publike që do të kap periudhën 1 dhjetor 2017, 31 maj 2018, përsëri 6 mujor. I kemi obliguar drejtorët, zëvendës drejtorët të ndërmarrjeve publike, organeve të pavarura, shoqëritë aksionare, pavarësisht asaj si janë të vendosur në sistem. Përafërsisht janë 50 në numër që hyjnë në këtë proces të dytë të transparencës. Gjatë qershorit, deri në 20 qershor duhet t’i dorëzojnë informatat”, tha Robert Popovski, ministër i Transparencës.

Raporti i parë përmbante informatat nga harxhimet e kryeministrit, ministrave, zëvendës ministrave dhe sekretarëve shtetëror. Zëdhënësit e Qeverisë Boshnjakovski dhe Hoxha njoftuan edhe për vendimet e seancës së fundit, ndër të cilat u përmend hapja e një shkolle të re në Studeniçan, nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë për themelimin e një Qendre informative kulturore, rikonstruimi i spitalit të përgjithshëm në Strumicë dhe ndërtimi i Klinikës regjionale Shtip. /alsat-m/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu