Qeveria e Shqipërisë e demanton Ramush Haradinajn

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Qeverisë shqiptare reagoi sot pasdite ndaj deklaratës së kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Kosova nuk është e ftuar në Samitin “Mini-shengen”, që do të mbahet në Tiranë.

Qeveria shqiptare e hodhi poshtë deklaratën dhe njoftoi se Kosova është e ftuar në nivel më të lartë përmes ftesës së dërguar deri te presidenti Hashim Thaçi. Shtohet se ftesa është dërguar njëjtë si edhe për takimin në Ohër.

“Në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës në largim, shpjegojmë se duke pasur parasysh formën e takimeve rajonale dhe faktin se qeveria e re në Kosovë, akoma nuk është formuar. Kosova është e ftuar në nivel më të lartë, njëjtë si në takimin në Ohër, përmes ftesës deri te presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, shpjegojnë nga qeveria.

Haradinaj, para kësaj deklaroi se Kosova nuk ka marrë ftesë nga Shqipëria për Samitin e Mini- shengenit që do të mbahet në Tiranë më 21 dhjetor. Ai shtoi se edhe nëse do të merrte ftesë, ai nuk do të merë pjesë në Samitin.

Në këtë ngjarje është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu