Qeveria miraton propozim ligjin për prokurorinë, dërgohet në Kuvend

Qeveria në seancën e 146-të e miratoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike. Vendimi është marrë që të dërgohet në miratim në Kuvend me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar.

Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, Ministria e Drejtësisë propozoi, ndërsa Qeveria sot e pranoi që në procedurë kuvendore të dërgohet edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të harmonizimit terminologjik me Propozim ligjin për Prokurorinë Publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu