“Nuk besojmë se Ivanov do të merr guximin dhe të amnistojë të akuzuarit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke shtuar se nëse e bën një veprim të tillë, atëherë Ivanov do të shkelë Kushtetutën dhe Ligjin.
“Ekzistojnë dy arsye se përse nuk mund të udhëhiqet procedurë për falje nga ana e presidentit të shefit. Procedura udhëhiqet ekskluzivisht nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, pra nuk mund të ketë bazë ligjore për amnisti pa procedurë paraprake nga kjo ministri”, theksoi Boshnjakovski.
Ai rikujtoi se në vitin 2016 është fshirë neni 11 i Ligjit për Amnisti, i cili ka parashikuar procedurë të tillë nga ana e presidentit të shtetit. Pengesa e dytë, siç theksoi zëdhënësi qeveritar, është fakti se kemi zgjedhje presidenciale dhe në këtë periudhë nuk ekziston mënyrë të amnistohet.
Kujtojmë se tek Kabineti i Presidentit Ivanov kanë arritur kërkesa që të amnistohen të akuzuarit për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Për dhunën në Kuvend më 27 prill 2017 më 15 mars të këtij viti u dënuan 16 persona me 211 vjet burg. Dënim më të lart prej 18 viteve mori ish ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov.










