Qosja: Kosova pati shumë të këqija, Ramush Haradinaj ia shtoi edhe disa

Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Rexhep Qosja, ka folur për zhvillimet në vend.

Qosja ka thënë për “Epoka e re” se në institucionet e Kosovës janë përmbysur drejtësia, e vërteta dhe etika.

Ai ka theksuar se institucionet politike e shtetërore të Kosovës janë të zhytura në korrupsion.

Qosja thotë se prej se Kosova është bërë shtet i lirë e më vete, më 17 shkurt 2008, ka pasur disa kryetarë e kryetare të shtetit, disa kryetarë të Kuvendit dhe disa kryeministra, por, shtetarë, prijës, nuk ka pasur.

Qosja ka kritikuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj për rritjen e pagës.

Sipas tij, Haradinaj u bë kryeministër në një kohë kur në Kosovë janë mbledhur shumë të këqija e shumë dëshpërime, e ky, sipas Qosjes, ia shtoi edhe vetë disa të këqija të reja e shumë dëshpërime Kosovës.

Qosja ka thënë se Akademia e Kosovës duhet të nxirret sa më parë prej thonjve të një klani partiak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu