Qytetarët e Kosovës më së shumti të kënaqur me punën e Osmanit, Kurti në vendin e dytë, Thaçi i fundit

UNDP ka publikuar sot sondazhin raportit “Pulsi Publik” mbi aspektin e kënaqshmërisë së qytetarëve të Kosovës që kanë për punën e liderëve politik të vendit.

Ky raport, kësaj radhe, si pasojë e pandemisë, është realizuar përmes intervistave telefonike me gjithsej 1306 qytetarë.

Në raport prin kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ku niveli i kënqashmërisë së qytetarëve me punën e saj është 72.4%, pasuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti me 65.4%.

Vlen të theksohet se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me 18.7 për qind të kënaqshmërisë së qytetarëve është renditur në fund të listës.

Më poshtë ju sjellim tabelën e publikuar nga UNDP:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu