Qytetarët në panik: Na ndihmoni se po mbytemi

Gjendja në kryeqytet dhe në të gjithë Shqipërinë për shkak të reshjeve është kthyer në një kaos të vërtetë dhe të vështirë për t’u menaxhuar.

Policia thotë se autostrada nga Qafa e Kasharit e tek Shqiponja është e bllokuar.

Ndwrkohw më qendrën tregtare City Park, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, niveli i ujit ka kaluar 1 metër. Qytetarët sjellin video nga oborri, ku makinat duket të mbuluara nga uji.

Qytetarët ankohen se askush nuk ka shkuar t’i ndihmojë. “Na ka ardhur uji deri në timon. Jemi në rrezik të mbytemi. Ju lutem na ndihmoni”, – shprehen qytetarët. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu