Qyteza misterioze e Vojvodinës, ku po ndodhin fatkeqësi dhe zhdukje misterioze

Në qytezën Senta të Vojvodinës kanë ndodhur fatkeqësi të shumta e vetëvrasje, kurse së fundmi ndodhi edhe zhdukja e një vajze 9-vjeçare.

Lajmi për zhdukjen misterioze të 9-vjeçares Erika Çordash, ka tronditur banorët e kësaj qyteze.

Siç raportojnë mediat në Serbi, ajo u largua nga shtëpia në një drejtim të panjohur me A. T. (1962) dhe që atëherë i ka humbur çdo gjurmë.

Zhdukjen e vajzës 9-vjeçare e ka raportuar në polici babai i saj.

Sipas tij, miku i shtëpisë A. T. e ka kaluar natën në shtëpinë e tyre, kurse bashkë me vajzën e vogël kishte dalë për të blerë ushqim dhe prej atëherë atij dhe 9-vjeçares i humb çdo gjurmë.

Për vite të tëra, këtë qytet në brigjet e Tisës, e përcjell epiteti i një vendi misterioz, ku njerëzit zhduken.

As sot nuk dihet për fatin e vajzës 15-vjeçare, Barbara Vitez, i cila u zhduk pa gjurmë dy vjet më parë.

Zhdukja e saj u përcoll me shumë teori. Sipas një versioni ajo ka bërë vetëvrasje duke kërcyer nga ura në lumin Tisa. Mirëpo, krejt këto janë vetëm dyshime, sepse trupi i saj nuk është gjetur kurrë.

Se këtë qytet të Vojvodinës po e ndjek një fatkeqësi dëshmon edhe fakti se nga fillimi i vitit 2018 nga lumi Tisa janë nxjerr pesë trupa të pajetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu