Radev: Bullgaria përsëri do të solidarizohet me Maqedoninë

“Bullgaria edhe një herë do të solidarizohet me Maqedoninë vëllazërore”, tha presidenti i Bullgarisë Rumen Radev para delegacionit nga Republika e Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Radev tha se “megjithë situatat politike që kemi qenë dëshmitarë të muajve të fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve tona qëndrojnë mbi një themel të fortë, i cili është përtej çdo konjukture politike. Është baza e vendimeve të Bullgarisë për mbështetjen e parezervë të Maqedonisë që nga njohja e shtetësisë dhe pavarësisë së vendit, duke ofruar ndihmë gjatë embargos, duke ofruar ushtri dhe ndihmë teknike në rast të fatkeqësive natyrore”, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Kovaçevski dhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut sot zhvilluan disa takime në Bullgari, me ç’rast përfituan edhe ndihmë nga shteti bullgar për tejkalimin e krizës energjetike.

Kujtojmë se ndihma energjetike nga Bullgaria vjen pasi si vend njihet për kapacitetet e shumta energjetike që posedon, gjë e cila lejon edhe eksportin e tepricave energjetike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu