Radikalët hebrenj bashkë me ministrin izraelit hyjnë në xhaminë Aksa

Ministri izraelit i Bujqësisë, Uri Ariel dhe një grup i hebrenjëve radikalë të shoqëruar nga policia kanë hyrë në oborrin e kompleksit Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Vakëfeve në Kuds njoftoi se ministri dhe një grup i hebrenjëve radikalë sot në mëngjes kanë hyrë në kompleksin e Al-Aksës.

Në njoftimin e publikuar thuhet se ata qëndruan për një kohë në oborr dhe më pas u larguan nga kompleksi.

Ariel shpesh me hebrenjtë radikalë të shoqëruar nga policia hyjnë në kompleksin Al-Aksa. Kjo pastaj shkakton rritjen e tensioneve dhe përleshje mes palestinezëve dhe forcave izraeite të sigurisë.

Këtë vit Ariel disa herë ka hyrë në kompleksin e Al-Aksës ndërkaq për herë të fundit u pa më 26 shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu