“Rafall”, NATO, BE dhe “qërshia mbi tortë”!

Nga: Destan Jonuzi

Kjo javë do të jetë java vendimtare për Maqedoninë dhe qytetarët e saj, këtë javë Maqedonisë i bëhet e qartë se përpjekjet e saj për një shtet demokratik dhe pro-evropianë ishin të arsyeshme. Sakrifica, mundi dhe rreziqet ishin të arsyeshme, “27 Prilli” nga shumë kush karakterizohet se ngjarje e kthesave të mëdha për Maqedoninë, madje edhe si ngjarje e madhe e cila i hapi rrugën Maqedonisë ka Perëndimi, duke pamunuësuar kështu ndryshimin e kursit politik të vendit në drejtim të Rusisë.

Përpjekjet e Maqedonisë për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane datojnë që nga viti 2003, atëherë kur u paralajmrua nga zyrtarët e Shkupit se vendi ynë do të aplikon që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian (BE), e gjithë kjo asaj kohe ka qenë vetëm se një iluzion, por ja që përpjekjet për tu bërë shtet modern kanë lëvizuar me dinamik. I gjithë pesimizmi në Maqedoni mbizotroj deri në vitin 2005, kur Maqedonia u bë vend kandidat i Bashkimit Evropian, dhe nga këtu i gjithë pezimizmi u rikthye në një optimizëm për një shtet me të zhvilluar, demokratik dhe evropian.

Rrënja e regjimit të Gruevskit në Maqedoni dhe ngjarrjet e “27 Prillit” treguan se me punë, përkushtim shumë shpejt vendi nga një shtet jo-mik, mund të shënrrohet në një vend mik me fqinjët dhe se për një kohë të shkurtë shumë procese mund të lëvizin dhe ndryshohen.

Vendimet e Komisionit Evropian dhe Samitit të NATO-s janë treguesit më të mirë se Maqedonia ndodhet para një fillimi të ri, dhe se ky fillim do tju i sjell të ardhme më të mirë dhe më me prespektiv.

Gruevski, BE dhe NATO

Gjatë 12 viteve sa po qeveriste vendin Nikolla Gruevski dhe tajfa e tij nga VMRO-DPMNE-ja thuaj se shkatërruan gjithçka që ishte punuar dhe ndërtuar në planin e euro-integrimeve. Projekti “Shkupi 2014” ishte sa i dëmshëm për qrkën e shtetit dhe qytetarët e Maqedonisë po aq i dëmshëm edhe për diplomacinë, u rrënuan skajshmërishtë marrdhënjet me Greqinë, nuk ishin marrdhënjet të mira as me Bullgarinë, Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën. Maqedonia karakterizohej nga Komisioni Evropian, OSBE etj., si shtet i kapur nga tajfa e Gruevskit. NATO ndryshojë qasjen ndaj Maqedonisë dhe thuaj se ishte në prag të mbylljes së dyerve të saj për Maqedoninë.

Pas rrënjës së Gruevskit fillojë etapa e ndërtimit të raporteve me fqinjët, miqt ndërkombëtar e evropian. Diktatura duhej të zëvndësohej me demokraci dhe hapjen e rrugëtimit euro-atlantik të Maqedonisë. Ndërsa, të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa dallime tanimë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Politika shqiptare në Maqedoni

Përcaktim strategjik i politikës shqiptare në Maqedoni që nga pavarësimi i shteti e këndej ka qenë rruga euro-atlantike e vendit. Sëfundmi, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe më parë Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), me zëvendës kryeministrin Imer Selmani kanë qenë të kyçur në proceset euro-integrues të vendit. Për tu arritur ky synim strategjik madje, blloku politik shqiptarë pa asnjë përjashtim kishte një qëndrim konstruktiv lidhur me bisedimet që po zhvilloheshin me Greqinë për çështjen e emrit, me qëllim që të debllokohet procvesi euro-integrues, madje duke pasur shumë të drejtë që edhe ato të ndikojnë në marrëveshje nuk e bënë këtë duke i dhënë mundësi integrimit dhe prosporitetit të vendit.

Politika maqedonase nga ana tjetër është e vetëdijshme për këtë dhe shpreh mirënjohje të thellë për këtë solidaritet të politikës shqiptare dhe popullit shqiptarë të Maqedonisë.

Pra, mundësia që po i krijohet Maqedonisë për të qenë një shtet më evropian dhe më i sigurtë në aspektin e sigurisë duhet ti bëjë krenarë edhe Maqedoninë edhe Greqinë, se Marrëveshja midis tyre për çështjen e emrit është një kompromis i qëlluar dhe i liderëve bashkëohor.

Rrugëtimi euro-atlantik është i vështirë për gjithë secilin shtet, por të mirat dhe frytet që vijnë nga anaëtarësimi në këto organizata respektive janë shumë të ëmbëla, “Qershia mbi tortë”, ashtu siç u shprehë në një aktivitet para disa viteve kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu