Rama batuta me banorët e Ulzës: Rrugën e bëra për gratë, për burrat…(VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mëngjesin e kësaj të shtune një video nga vizita inspektuese që ai bëri në kantierin e ndërtimit për rrugën e Ulëzës.

“MIRËMËNGJES ?
Dhe me këtë moment të bukur, mes njerëzish normalë, që jetojnë me problemet reale të jetës së përditshme jo me dokrrat e ububushme të kazanit të politikës e të medias, gjatë një takimi spontan në kantierin e rrugës që pas 40 vjetësh do ta lidhë Ulëzën e rilindur me rrugën kombëtare, ju uroj një fundjavë të qetë?”, shkruan Rama në mesazhin e tij.

Në videon në fjalë Rama bisedon me banorët, ndërsa nuk kursen as humorin me ta, duke thumbuar kështu burrat.

‘Rrugën e kanë të gjithë nga gratë. Gratë më thanë që ne duam këtë rrugë, dhe ndaj e bëra. Për burrat asgjë nuk do bëj’, shprehet me humor Rama. Ndërkohë, ditën e sotme kryeministri Rama ndodhet në Dibër, ku do të mbahet dita e dytë e mbledhjes së qeverisë, (dje u zhvillua mbledhja e parë), ku do të prezantohet edhe projekti për rrugën e Arbrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu