Moderatori i njohur Arian Çani shpesh herë është bërë pjesë e debateve politike pavarësisht se “Zonë e Lirë” gjithmonë ka ditur të ruajë formatin, duke mbajtur distancë nga politika.
Në intervista e debate të shumta Çani nuk e ka fshehur kurrë simpatinë për ish-kryeministrin Sali Berisha, por prej disa kohësh ka rregulluar marrëdhëniet edhe me kryeministrin Edi Rama.
Pavarësisht se Rama, Meta e Berisha, gjithmonë kanë marrë pjesë në emisionet e tij dhe kanë dhuruar vërtet spektakël brenda formatit, Arian Çani ka zgjedhur politikanin e tij të preferuar.
I ftuar në emisionin Roza Latit, “Why not”, Çani ka zgjedhur pa dorashka mes Ramës, Berishës dhe Metës.
I pyetur nga Roza, Arian Çani pa asnjë dyshim ka zgjedhur ish-kryeministrin Sali Berisha.
Nuk është hera e parë që moderatori i njohur Çani shpreh respekt për ish-kryeministrin, pavarësisht se prej disa kohësh Berisha nuk është parë më në studion e “Zonës së Lirë”. /albeu










