Kryeministri, Edi Rama ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një hartë të Athinës së shekullit të 16-të.
Në postimin e tij, Rama thekson se Akropoli është ende në këmbë falë kurajës së shqiptarit, Gjergj Dushmanit.
Kreu i qeverisë shqiptare duke iu referuar princit grek Eugene Rizo¬Rangabe thotë gjithashtu se popullsia autoktone ishte kryesisht shqiptare.
Historia e Dushmanit thekson Rama dëshmon se qyteti ishte kryesisht shqipfolës, por kjo nuk e bën një qytet shqiptar.
Duke u nisur nga kjo, Rama thotë se pretendimet e Greqisë për Himarën, se njohja e gjuhës prej banorëve të saj nuk e bën krahinë të Greqisë.
Më sipër postimi i polotë i kryeministrit Rama. /albeu