Rama e lavdëroi opozitën e Maqedonisë së Veriut ndërsa e akuzoi atë vendore

Lidhur me kërkesën e Holandës, Shqipëria të vlerësohet ndaras nga Maqedonia e Veriut, kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave me BE-në, kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se “procesi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut po trajtohet si çështje e politikës vendore të Holandës”.

Sipas tij, ai që duhet të kuptojë, kuptoi, se të gjitha fjalimet dje në Parlamentin holandez “iu drejtuan elektroratit në këtë vend, e jo Shqipërisë”.

Në fjalimin në mbledhjen plenare të Parlamentit në Tiranë, ai e akuzoi opozitën shqiptare se me sjelljen e vet, heqjen dorë nga mandatet e deputetëve, bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe qëndrimet e thëna përmes zyreve perëndimore i ka definuar dallimet që ekzistojnë sot në vendet e Bashkimit Evropian, lidhur me qasjen e tyre ndaj negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ekziston dallim i madh mes opozitës në vendin tonë fqinj dhe qasjes opozitare këtu, sjellja e së cilës në pjesë të madhe e përcaktoi edhe dallimin në qëndrimet e vendeve anëtare të BE-së. Flas për opozitën, e cila nuk është në Kuvend dhe e cila u largua, hoqi dorë nga mandatet e deputetëve, i bojkotoi zgjedhjet me qëllim që të minohet hapja e negociatave. Maqedonia e Veriut nuk është pa konflikte, por ato janë tërësisht të ndryshme nga ato në Shqipëri. Opozita në Maqedoninë e Veriut, as dje e as sot, nuk shkon nëpër zyret e Evropës për të bërë punë të gabuar për vendin e vet”,tha mes tjerash Rama.

Në fjalimin e tij para se të niset drejt Novi Sadit, ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, theksoi se “i ka siguruar nënshkrimet e Zaevit dhe Vuçiqit për formimin e Shengenit ballkanik”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu