Rama: Grekët pritën qindra mijëra shqiptarë në vitet ‘90, por edhe shqiptarët i mbajtën grekët gjatë luftës italo-greke, por kurrë nuk i kërkuan grekëve që të ndërrojnë emrin

Prej ditësh është ngjallur një debat mes kryeministrit Rama dhe mediave greke lidhur me momente të caktuara historike të së shkuarës. Ky debat ditën e sotme është zhvendosur në Parlament, aty ku Rama dhe deputeti i PBDNJ, Vangjel Dule kanë replikuar me njëri-tjetrin. Në këtë debat, kryeministri Rama e vuri theksin te e kaluara duke dhënë fakte historike, dhe nga ana tjetër qetësoi gjithkënd lidhur me raportin që kanë dhe duhet të kenë me njëri – tjetrin dy popujt fqinj.

Në fjalën e tij Rama iu drejtua deputetit Dule me fjalët: “Grekët i kanë pritur si vëllezër shumë shqiptarë në vitet e veshtira 90′, sikundër shqiptarët i kanë pritur si vëllezër grekët gjatë luftës italo-greke. Por asnjë shqiptar si ka  thënë asnjë greku ndërro emrin që të mbaj me bukë. Kështu që mos ta hapim këtë kapitull.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu