Rama humb toruan LIVE: Kalo në publicitet të qetësohesh!

I ftuar në News 24, gazetarja e ka pyetur kryeministrin e vendit, Edi Ramën se cfarë mund të thotë për kanabizmin e vendit.

Ai është përgjigjur se nuk e pranon se vendi është kanabizuar kur PS erdhi në pushtet, por tha se në fakt në atë kohë kanabisi filloi të luftohej duke përmendur ndër të tjerë edhe rastin e Dukagjinit.

Ai me këtë rast numëroi disa akuza për opozitën, të cilat gazetarja i tha se njësoj i kishte bërë edhe PD kur ishte në pushtet për Partinë Socialiste.

Por kryeministri në këtë cast ka humbur toruan dhe i ka kërkuar Eni Vasilit që të kalojë në publicitet, që të qetësohet se nuk ishte e vëmendshme.

Gazetarja e vënë në siklet është përgjigjur se në fakt është shumë mirë, por Rama ka kërkuar prapë publicitet. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu