Rama i “ftohur” me Europën: BE-ja një ditë mund të shkatërrohet, ne do ndërtojmë shtet për fëmijët tanë

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për Euronews shprehu qëndrimet e tij lidhur me hapin e radhës të BE-së në çeljen e negociatave. Rama tha se ky nuk është vetëm shansi i Shqipërisë, por edhe shansi i Evropës për të dëshmuar përkushtim për drejtësi dhe barazi.

Ai tha se në Evropë është një grup i vogël por i fortë që ka një tjetër “kuptueshmëri” lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ka vende që kanë një qasje tjetër përballë nesh, por kjo është çështje që u takon politikave të tyre të brendshme”.

Ai shtoi se ndryshimet që po bëhen në vend nuk e kanë cak vetëm e vetëm BE-në, por më tepër ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme që do t’u shërbej gjeneratave të reja.

“Edhe nëse BE-ja zhduket nesër, ne do të ndërtojmë një shtet të së drejtës dhe zbatimit të ligjit që ua lëmë fëmijëve tanë”, tha Rama. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu