Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur edhe për pozitën e shqiptarëve të Maqedonisë në Samitin e Diasporës që po mbahet sot në Tiranë. Rama është ndalur edhe te zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe nuk ka lënë pa përmendur edhe kundërshtimin e Gjorgje Ivanovit, shkruan Gazeta Lajm.
“Falë ndërveprimit vëllazëror, me përgjegjësi kombëtare por edhe me vetëdije të lartë politike mes nesh, këtu në Tiranë dhe liderëve në Maqedoni, jo vetëm që shqiptarët sot janë shumë më mirë seç ishin dje, por ajo që për presidentin e Maqedonisë quhej e papranueshme, gjuha e Nënë Terezës u bë gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut” ka thënë Rama para të pranishmive. Gazeta Lajm










