Rama: Kam qenë i trazuar pas kësaj fitoreje politike

Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e hapjes në Asamblenë e Partisë Socialiste. Ndërsa pritet të publikojë edhe emrat e kabinetit të ri, Rama tha se tashmë detyra e socialistëve është rikonfirmimi i mandatit të katërt.

“U konfirmuam si askush më parë për herë të tretë. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Thjesht fakti që jemi të parët që e arrijmë flet për veçorinë e kësaj fitoreje. Por kjo është dhe fitorja më e vështirë për t’u merituar. Në politikë fitoret meritohen vetëm pasi arrihen. Fitoret e zgjedhjeve janë mundësia për të zhvilluar beteja të vahdueshme, për t’ju kthyer zgjedhësve kredinë e lartë të përfqësimit që ata u japin borxh fituesve me votën e tyre. E vetëkuptueshme se herën e katërt do ta kemi më të vështirë, por ama nuk e luan topi se detyra jonë ndaj atyre që na besuan dhe ndaj Shqipërisë, është të bëjmë të pamundrën për t’ja dalë të rikonfirmohemi pas 4 vjetësh.

Nuk kam qenë asnjëherë më i trazuar se pas kësaj fitoreje politike se sa këtë herë. Jo se më parë sfidat kanë qenë të lehta apo kam parë me sy mbyllur fusha me lule, por se sa sa më shumë gara fiton aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin. Kjo fitore ka sfidën e nevojës për t’u përmirësuar më tutje”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu