Rama kritika BE-së nga Turqia: Basti i Erdogan, për 3 muaj ndërtohet spitali rajonal i Fierit

“Po hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”. Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Recep Tayyip Erdoğan njoftoi marrëveshjet e arritura. Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Erdogan për ndihmën për procesin e rindërtimit dhe në luftën kundër koronavirusit, ndërsa për BE-në kishte kritika. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Edi Rama nënshkruan në Ankara krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë mes dy vendeve.

“Falenderoj nga zemra presidentin e Turqisë për këtë mikpritje të paharrueshme. Në këtë mikpritje mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, dy shteteve dhe qeverive. Jam mirënjohës presidentit për bashkëbisedimin kokë më kokë dhe kohën e çmuar që i dedikoi një tërësie të konsiderueshme cështjesh, por mbi të gjitha dua ta shpreh këtu mirënjohjen për të dhe popullin turk për reagimin në mbështetje të Shqipërisë duke u gjendur në krah të familjeve të goditura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Ergodan ishte i pari që u angazhua publikisht dhe botërisht për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit. Por edhe kur Turqia u godit nga koronavirusisi e gjitha bota, Presidenti i qëndroi pranë Shqipërisë dhe nuk veproi si disa të tjerë, që shtetet e tyre dhe ndaluan edhe kalimin e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë. Kjo ka qenë shumë domethënëse për ne. Si sot që një nga temat ka qenë bashkëpunimi i afërt mes dy vendeve dhe mbështetja e presidentit me këtë armik të padukshëm” tha ai.

Më pas kryeministri u ndal te marrëveshjet e arritura mes dy vendeve që prekin disa fusha. Për shëndetësinë, presidenti turk kishte një premtim konkret, ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit për tre muaj.

“Nënshkrova me Presidentin deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit në nivelin e lartë, që e ngre partneritetin strategjik në stadin e një marrëdhënie ndërqeveritare dhe vlera më e madhe që unë shoh te marrëveshjet është gatishmëria për të ngritur grupe të përbashkëta për të kapërcyer të gjitha barrierat burokratike dhe të natyrës së vetë marrëdhënieve mes dy shteteve, duke funksionuar si një organizëm që sheh dhe projekton dhe bashkëpunon në të njëjtin drejtim. Potenciali është shumë i madh. Ndërhyrje në fushën e turizmit, arsimit dhe shëndetësisë.

Së shpejti edhe spitali rajonal i Fierit do të jetë realitet. Tani bastet në Shqipëri dhe Turqi janë të ndaluar me ligj, por basti i presidentit që spitali rajon i Fierit të gati për tre muaj është bast shumë i fortë. Unë do ta kisha humbur me qejf” tha Rama.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu